“Unë nuk jam adhurues i pronësive të huaja, kjo është ajo që u kam thënë anglezëve, por ligjet angleze dhe ato franceze janë të tilla dhe kështu nuk mund të bëj asgjë”.
“PSG? Ata mund të kenë pronar nga Katari, një drejtor sportiv brazilian (Leonardon) dhe pse jo një trajner italian e lojtarë të kombësive tjera – por nuk shoh këtu asnjë lidhje me PSG. Ndoshta jam gabim, por unë do të preferoja që lojtarët e mirë të luajnë për klubet ku janë ngritur, e jo për klube të pasura. Po, unë shkova të luaj jashtë vendit, por së pari fillova me klubin tim Nancyn”, ka thënë Platini.





