NUK DUA FESTË NË DITËLINDJEN TIME

NUK DUA FESTE NE DITELINDJEN TIME (ne vend te falenderimit per gjithe miqte qe me uruan ditelindjen) nga Rexhep Shahu më 2011-06-10 në orën 1:36.MD  NUK DUA FESTË NË DITËLINDJEN TIME        Nuk dua festë në ditëlindjen time  Nuk dua asgjë, as ta dijë e përmendë kush ditëlindjen time s’dua  As dhuratë nga askush, se askush s’e din se çfarë dua unë vertetë.     Dua heshtje, heshtje, heshtje, teksa fëmijët mbyllin ditën e tyre  Pa menduar plakjen time të pashmangshme, të frikshme, të përditshme.     Asgjë s’dua, veç ti të jesh me mua, diku në mal mes freskut të lisave krenarë  A në një dhomë, ah sa e kemi ëndërruar me ty, buzë detit  Dhe më jep një gotë verë të kuqe të shoh përthyerjen e flakës së një qiriu  Që digjet në sytë tanë, si unë gjer më sot në heshtje të plumbtë  Heshtje që më thotë se duhet të jem më i matur në jetë e i pangutur  E gjërat në jetën e mbetur duhen vlerësuar më shumë  Për shkak të rëndësisië që kanë e që s’u kam kushtuar vemendje.     Të bënim festë me zhurmë e gëzime hipokrite për ditëlindjen time  Do duhej të fikja dhjetra qirinj nën duartrokitje e qeshje të paduhura  Se nuk duartrokitet jeta që iku e motet e deshtuara që çova dëm  Nuk u gëzohem dot dështimeve të mia as sosjes së jetës time  As vitet që humba pa ty nuk duartrokiten se humbja s’duartrokitet kurrë.     Ndaj, lermë ta shoh si përthyhet flaka e qiririt në gotën me verë të kuqe  Dhe në sytë e tu që më shohin ëmbëlsisht pafund në këtë qetësi.  Më ler të heshtem në ty që je gjithë bota e jeta që dua,  Dhe lere detin të flasë e ta dëgjojmë teksa shihemi sy më sy, jo për të vajtuar  Motet e mia që ikën pa u nginjur e mbushur dot kurrë me ty,  Joooo! Por lere të flasë e ta dëgjojmë se flet më mirë nga ne të dy  Dhe na fton në valsin e tij magjik mbi valë të dalim të përqafuar në breg  Dorë për dore të ecim zbathur nëpër valën që ikën dhe vjen e të vallëzojmë  Nëpër valën që puth rërën që ikën e ikën poshtë këmbëve tona  Për të na thënë se ashtu ikën dhe ikin vitet e mia dhe s’i mbajtëm dot  Edhe pse dorë për dore kemi ndënjur siç po rrimë tani  Duke u mbajtur fort në njëri-tjetrin  Për të kuptuar e besuar se si na ikën toka nën këmbë, si na ikën jeta  E çuar dëm e që s’kthehet kurrë më për ne sado vaj e lutje të derdhim  Ne të dy dhe gjithë dashnorët e botës zemër coptuar.     Pasi të bëhemi esull në breg dhe njerzorë sa njerzit me mend,  Pasi t’i thërras e të flas me sirenat në sy tënd që t’i dëgjosh edhe ti,  E të të thonë se të kanë motër por të kanë lënë në tokë për mua,  Më prij për në dhomën ku kemi lënë qiririn të digjet, të digjemi në flakën e tij  Të sosim gotat e lëna përgjysmë duke pirë në buzët e njëri-tjetrit.     Unë nuk dua tavolinë të shtruar feste, urime gëzimi e cakërrime gotash  Në ditëlindjen time,  Sepse nuk dua të festoj humbjet e mia, vitet e çuara dëm  Nuk dua t’i shes mend zotit e as të festoj plakjen.  Nuk dua sepse kështu çoj dëm orët e lumtura që do të rrija veç me ty  Dhe trishtohem për këtë shkak, trishtohem pa fund…


Rexhep Shahu

       NUK DUA FESTE NE DITELINDJEN TIME 
(ne vend te falenderimit per gjithe miqte qe me uruan ditelindjen)


       NUK DUA FESTË NË DITËLINDJEN TIME




Nuk dua festë në ditëlindjen time


Nuk dua asgjë, as ta dijë e përmendë kush ditëlindjen time s’dua

As dhuratë nga askush, se askush s’e din se çfarë dua unë vertetë.



Dua heshtje, heshtje, heshtje, teksa fëmijët mbyllin ditën e tyre


Pa menduar plakjen time të pashmangshme, të frikshme, të përditshme.



Asgjë s’dua, veç ti të jesh me mua, diku në mal mes freskut të lisave krenarë


A në një dhomë, ah sa e kemi ëndërruar me ty, buzë detit

Dhe më jep një gotë verë të kuqe të shoh përthyerjen e flakës së një qiriu

Që digjet në sytë tanë, si unë gjer më sot në heshtje të plumbtë

Heshtje që më thotë se duhet të jem më i matur në jetë e i pangutur

E gjërat në jetën e mbetur duhen vlerësuar më shumë

Për shkak të rëndësisië që kanë e që s’u kam kushtuar vemendje.



Të bënim festë me zhurmë e gëzime hipokrite për ditëlindjen time


Do duhej të fikja dhjetra qirinj nën duartrokitje e qeshje të paduhura

Se nuk duartrokitet jeta që iku e motet e deshtuara që çova dëm

Nuk u gëzohem dot dështimeve të mia as sosjes së jetës time

As vitet që humba pa ty nuk duartrokiten se humbja s’duartrokitet kurrë.



Ndaj, lermë ta shoh si përthyhet flaka e qiririt në gotën me verë të kuqe


Dhe në sytë e tu që më shohin ëmbëlsisht pafund në këtë qetësi.

Më ler të heshtem në ty që je gjithë bota e jeta që dua,

Dhe lere detin të flasë e ta dëgjojmë teksa shihemi sy më sy, jo për të vajtuar

Motet e mia që ikën pa u nginjur e mbushur dot kurrë me ty,

Joooo! Por lere të flasë e ta dëgjojmë se flet më mirë nga ne të dy

Dhe na fton në valsin e tij magjik mbi valë të dalim të përqafuar në breg

Dorë për dore të ecim zbathur nëpër valën që ikën dhe vjen e të vallëzojmë

Nëpër valën që puth rërën që ikën e ikën poshtë këmbëve tona

Për të na thënë se ashtu ikën dhe ikin vitet e mia dhe s’i mbajtëm dot

Edhe pse dorë për dore kemi ndënjur siç po rrimë tani

Duke u mbajtur fort në njëri-tjetrin

Për të kuptuar e besuar se si na ikën toka nën këmbë, si na ikën jeta

E çuar dëm e që s’kthehet kurrë më për ne sado vaj e lutje të derdhim

Ne të dy dhe gjithë dashnorët e botës zemër coptuar.



Pasi të bëhemi esull në breg dhe njerzorë sa njerzit me mend,


Pasi t’i thërras e të flas me sirenat në sy tënd që t’i dëgjosh edhe ti,

E të të thonë se të kanë motër por të kanë lënë në tokë për mua,

Më prij për në dhomën ku kemi lënë qiririn të digjet, të digjemi në flakën e tij

Të sosim gotat e lëna përgjysmë duke pirë në buzët e njëri-tjetrit.



Unë nuk dua tavolinë të shtruar feste, urime gëzimi e cakërrime gotash


Në ditëlindjen time,

Sepse nuk dua të festoj humbjet e mia, vitet e çuara dëm

Nuk dua t’i shes mend zotit e as të festoj plakjen.

Nuk dua sepse kështu çoj dëm orët e lumtura që do të rrija veç me ty

Dhe trishtohem për këtë shkak, trishtohem pa fund…