Nga Lirjan Visari
“Letrat shqip këtej e përtej Atlantikut”
“Letrat shqip këtej e përtej Atlantikut”
Kur mora në dorë librin më të ri të Raimonda Moisiut:“Letrat shqip këtej e përtej Atlantikut“ të them të drejtën u tremba disi e thashë me vete: “Bobo!Kush e lexon gjithë këtë libër!” Por qysh sa lexova faqet e fillimit pashë se isha gabuar në përshtypjen paraprake. Një libër vërtet voluminoz me gjashtëdhjetë intervista në pesëqindenëntëdhjetenjë faqe nuk janë pak dhe m’u deshën ditë për ta lexuar, por as u mërzita dhe as u lodha, përkundrazi me ëndje nxirrja dhe nënvizoja mendimet që japin shkrimtarët, poetët,publicistët dhe persona të shquar të jetës politike, shoqërore e kulturore , të cilët në përgjigje të pyetjeve të ndërtuara mjeshtërisht nga Raimonda tregojnë për jetën e tyre, për përpjekjet dhe punën e bërë në rrugën e mundimshme të artit, për frymëzimin dhe normat estetikë që respektojnë, për bukurinë e jetës, për dashurinë, për dëshirat perspektivat , problematikën e jetës shoqërore dhe zgjidhjet mundshme etj. Në këto intervista dalin në pah cilësitë vetjake dhe tiparet e personalitetit të tyre.
Libri ka shume vlera njohëse, edukative , estetike dhe hedonistike.
Ka vlera të mëdha njohëse sepse na njeh me shumëllojshmërinë e veprave letrare e artistike njerëz të shquar të letrave të ndodhur në Shqipëri , Amerikë, Kanada a gjetiu këtej e përtej Atlantikut, të cilët ndonëse në përballje me vështirësitë e shumta në emigracion nuk reshtin së shkruari e së krijuari vepra artistike,poezi, tregime, ese, novela e romane apo publicistikë, kontibuojnë me sa mundin për pasurimin e visarit shpirtëror e kulturor të vendit tonë, por jo vetëm për Shqipërinë e shqiptarët. Një pjesë e mirë e personave të intervistuar janë edhe shtetas amerikanë, kanadezë apo anglezë etj..dhe përpiqen e japin me sa mundin kontribute për shoqërinë, marrin pjesë aktive në jetën qytetare, njerëz të mirë, te ndershëm e të respektuar kudo që ndodhen. Por Raimonda nuk ka lënë pa intervistuar përveç personaliteteve nga bota e letrave edhe politikanë, juristë ,ushtarakë etj të interesuar për Shqipërinë dhe shqiptarët me ndihmesa të rëndësishme për zhvillimin e jetës shoqërore e demokracisë. Nga këto intervista mund të përmendim atë me kongresmenin amerikan Joe Dio Guardi ,me origjinë shqiptare, i cili hyri në politikën amerikane me përpjekje për arritje të suksesshme ndaj çështjes kombëtare shqiptare e sidomos për Kosovën e pavarësinë e saj.
Të mbetet në mendje intervista që Raimonda Moisiu bën me Carrie Hopper,e verbra pasiononte pas muzikës e gjuhëve te huaja, ku midis nëntë gjuhëve që zotëron është dhe shqipja, e cila shprehet me sinqeritet se do të ndajë me njerëz të tjerë pasionin e vet për Shqipërinë , për Shqipërinë dhe dëshiron të këndojë bashkë me Inva Mulën në skenën shqiptare.
Nuk mund të lemë pa përmendur intervistën me shkrimtarin shqiptaro-amerikan James Wm.Pandeli:“Albanians are dhe living museum of the world’s culture ”(Shqiptarët janë muzeum i gjallë i kulturës botërore).
Nëpërmjet intervistave të botura në këtë libër mundësohet për lexuesin njohja me veprimtarinë e shoqatave shoqërore, kulturore letrare e artistike jashtë vendit veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si p.sh. shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë,forumi “Bota e Gruas Shqiptare”,etj. Lexuesi njihet me veprimtarinë e këtyre organizmave por dhe problematikën që ndeshet me vlerësimin e kësaj veprimtarie shoqërore –kulturore e patriotike ashtu si dhe krijimtarinë letrare e artistike në diasporë.P.sh: pyetjes që Raimonda se kush po e vret krijimtarinë shqiptare,Fatmir Terziu një nga intelektualët më të shquar të diasporës shqiptare, publicist, krijues, kritik letrar, editor, si dhe regjisor i suksesshëm në kinematografinë që lëvrohet në Britaninë e Madhe, se kush po e vret krijimtarinë shqiptare ndër të tjera thotë se kur të parët ose e ashtuquajtura “gjysma e mollës” e quajtur në mënyrë figurative tërësia e shkrimtarëve shqiptarë që krijojnë e botojnë në mjedise të tjera, pra jo shqiptare , dhe natyrshëm vlerësohen atje, natyrshëm quhen “ambasadorë më të mirë të kulturës dhe krijimtarisë shqiptare”, ndërsa kur vjen koha për çmime apo edhe për një fjalë të merituar në inskenimet konkursore shqiptare...natyrshëm nuk i ngjizet gjysmës së konkurseve dhe trukeve, jo se nuk i ngjitet nga vlerat apo nga rëndësia. Këtu del një problem tjetër të cilin Raimonda përpiqet ta zhbirilojë nëpërmjet intervistave të shumta me këta njerëz të shquar të letrave : Sa njihet krijimtaria e tyre në Shqipëri, sa vlerësohet dhe sa është futur në sistemin e edukimit apo arsimimit, a ka zënë vendin që meriton në programet mësimore, në historinë e letërsisë shqipe etj. Dhe me keqardhje ve re edhe nga përgjigjet e të intervistuarve se akoma shumë pak është bërë dhe bëhet në këto drejtime, dhe mjaft nga autorët e romaneve, novelave,vëllimeve me poezi, publicistikë apo krijime të tjera artistike me nivel të lartë në diasporë, thuajse nuk njihen fare në mjediset e hapura të shoqërisë shqiptare brenda vendit, ndonëse një pjesë e mirë e këtyre veprave janë vlerësuar dhe janë nderuar me çmime nga institucione të nderuara ndërkombëtare jashtë. Prandaj mendoj se libri i Raimondas përveçse një pasqyrë e gjerë e krijimtarisë letrare artistike e shqiptarëve të diasporës në jep një sinjal të qartë për ta njohur më shumë e më mirë këtë krijimtari dhe kritika letrare të zgjohet nga gjumi letargjik e ta thotë fjalën e vet, e letërsia shqipe të ketë historinë e saj pavarësisht se ku shkruhet, brenda apo jashtë , këtej e përtej Atlantikut sado larg të jemi. Për kritikën letrare dhe historinë e letërsisë shqipe janë bërë mjaft pyetje për të intervistuarit nga Raimonda sepse është një shqetësim i natyrshëm i saj dhe jo vetëm i saj, por i gjithë atyre që kanë krijuar





