Mail on Sunday raporton se Chelsea është duke u ristrukturuar pas fundit të epokës Ancelotti dhe Hiddink shihet si njeriu i vetëm që mund të kthejë Chelsean në piedestalin e futbollit anglez.
Megjithëse Chelsea ishte thënë se do të angazhojë Andres Villas Boasin e Portos, tani duket se edhe Blutë kanë hequr dorë nga portugezi për shkak të klauzolës, për ta finalizuar marrëveshjen me strategun holandez Hiddink.





