Ndoshta ti do te ikesh nje dite
si fllad i lehte ne qetesi
me shpresen e harreses mes nesh
mes ne te dyve, mes dashurise
ndoshta do te ikesh i qete
pa dashur koken t'a kthesh pas
pa dashur syte e mi t'i kujtosh me lot
te mbushur me dhimbje plot
ndoshta do te qash edhe ti
ashtu si une me zemer te ngrire
ndoshta do te me puthesh duke thene
me vjen keq e dashur, lamtumire
por ndoshta dhimbja do te te mbyse
dhe zemra nuk do qe te iki kurrsesi
sado qe larg ti mund te shkosh
ndoshta do te kthehesh perseri.Poezi nga Fjorvita Calaj