Federata Italiane e Futbollit (FIGC) i mori Juventusit dy titujt e vitit 2005 dhe 2006 për shkak të përfshirjes në Calciopoli, por skuadra Bianconere ka kërkuar që titulli i vitit 2006, i cili i ishte dhënë Interit, t’u kthehet bardh e zinjve. Titulli i vitit 2005 i ishte marrë po ashtu Juventusit, por nuk iu dha asnjë skuadre.
Një vendim për apelin e Juventusit pritet që të merret në ditët në vijim, por presidenti i Interit, Massimo Moratti nuk frikësohet nga verdikti.
“Unë gjithmonë e kam pasur ndjesinë e njëjtë. Unë jam absolutisht i bindur se ne nuk kemi të bëjmë asgjë me Calciopolin, kështu që shpresoj dhe besoj se drejtësia do të fitojë në fund”, theksoi Moratti për faqen zyrtare të klubit.





