Milani do të ofrojë 11 milionë funte për Drogba

Milani është i gatshëm të ofrojë 11 milionë funte për sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.
Daily Star shkruan se Drogba mund të jetë një tepricë në Stamford Bridge, dhe Milani, i cili fitoi Serie A muajin e kaluar, dëshiron të sjellë një forcë të re fizike në sulm për sezonin e ardhshëm.
Rossonerët ishin të zhgënjyer me mënyrën se si u mposhtën në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Spurs, dhe dëshirojnë ta forcojnë sulmin. Drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galliani, ka zhvilluar takime me pronarin Silvio Berlusconi dhe e ka caktuar Drogban si cakun kryesor.