Sky Sport Italia pohon se Adriano Galliani dhe Enrico Preziosi e kishin arritur marrëveshjen të martën, ndërsa futbollisti sipas mediave italiane do të jetë në bashkëpronësi të të dyja klubeve.
Ky do të jetë transferi i tretë i Milanit për këtë verë, pas transferimeve të mbrojtësve Philippe Mexes dhe Taye Taiwo në parametra zero.





