Dirk Nowitzki edhe një herë ishte ylli i mbrëmjes duke shënuar 29 pikë për Mavericks. Meritor në fitoren e Dallas ishte edhe Jason Terry i cili pati dy trepikësha të fituara në minutat e fundit vendimtare të ndeshjes. Ai shënoi 21 pikë duke qenë i saktë në tetë nga 12 tentimet për gjuajtje, si dhe kontribuoi me gjashtë asistime.
Ish-kampioni i shënimeve në NBA dhe MVP i dyfishtë LeBron James edhe një herë ishte zhgënjim te Miami, sidomos në çerekun e katërt kur shënoi vetëm dy pikë. Dwyane Wade shënoi 23 pikë, derisa Chris Bosh added 19 për Heat.
Ndeshja e gjashtë finale zhvillohet të dielën dhe nëse fiton Dallas Mavericks kjo ndeshje do të ishte e fundit dhe do të vendoste titullin (4-2 në seri ndeshjesh). Në të kundërtën, nëse fiton Miami Heat, rezultati i ndeshjeve finale barazohet në 3-3 dhe do të duhet të zhvillohet edhe ndeshja e shtatë, e cila është në plan të zhvillohet të martën dhe sërish në Miami.





