Argjentinasi ka kërkuar të largohet nga ekipi i dytë i kryeqytetit spanjoll, ndërsa skuadra të shumta janë kërkim të shërbimeve të tij, Zonja e Vjetër është një prej tyre.
Megjithatë, çmimi i lartë që është vënë për 23-vjeçarin (45 milionë euro) mund të bëjë që skuadrat të tërhiqen nga dëshira për transferimin e sulmuesit.
“Kur flas për ngritjen e nivelit të cilësisë te skuadra, unë i referohem atij (Agueros). Argjentinasi është lojtar i shkëlqyer”, ka thënë Marotta.





