Telam raporton se Messi ishte ndalur nga një tifoz i klubit Rosario Central, përderisa jashtëtokësori ishte duke u larguar nga një restorant. Incidenti ndodhi para nxënësve të një shkolle, me të cilët Messi ishte duke bërë fotografi.
“Unë jam tifoz i Rosario Central dhe ti je i Newellsit”, theksoi me zë personi i pa identifikuar, para se ta grushtonte 23 vjeçarin.
Turma e fansave ndërhyri që ta largojë tifozin nga Lionel Messi dhe kështu argjentinasi shpëtoi pa marrë ndonjë lëndim të rëndë.





