Sipas drejtorit gjeneral të Parmës, Pietro Leonardi, oferta për shqiptarin nga Maqedonia, i cili mbron ngjyrat e Zvicrës, tejkalon vlerën e 10 milionë eurove.
“Napoli ka ofruar 7 milionë euro për të, si edhe ka ofruar Manuele Blasi dhe 50 për qind të aksioneve të Fabiano Santacroce”, ka thënë Leonardi për Tuttomerkatoweb.
Xhemaili iu bashkua Parmës në verën e vitit 2009 dhe ka qenë një prej shtyllave të ekipit, duke ndihmuar klubin të mbijetojë në Serie A.





