Quagliarella kaloi sezonin e kaluar te Juventusi si i huazuar me mundësi vazhdimi për një shumë prej 10.5 milionë euro. Biankonerët tash dëshirojnë ta mbajnë 28-vjeçarin, por ngurojnë të paguajnë kërkesat e Napolit andaj janë të gatshëm ta përfshijnë Iaquintan në marrëveshje në tentim për të zvogëluar shumën e transferimit.
Iaquinta duket se është tepricë për kërkesat e Juves dhe pritet të largohet gjatë verës, edhe pse agjenti i tij së fundi ka zbuluar se 31-vjeçari dëshiron të luftojë për vend në ekipin e Antonio Conte në sezonin e ardhshëm.
Po ashtu nuk është e qartë nëse Napoli është i interesuar për Iaquintan, por ata do të kenë nevojë për më shumë zgjidhje në repartin sulmues pasi në sezonin e ardhshëm do të garojnë edhe në Ligën e Kampionëve.





