Joshua King huzohet te Monchengladbach

Mesfushori i Manchester Unitedit, Joshua King, do t’i bashkohet Borussia Monchengladbachut në formë huazimi për sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv Max Eberl ka njoftuar se norvegjezi do ta kalojë sezonin 2011/2012 te skuadra gjermane, e cila ka plane serioze pas sigurimit të qëndrimit në Bundesliga.

“Ne kemi një marrëveshje me Manchester Unitedin për huazim njëvjeçar”, ka thënë Eberl për faqen zyrtare të Monchengladbachut.