Iniesta: Nuk ka probleme mes lojtarëve të Realit dhe Barcës

Andres Iniesta ka thënë se përplasjet mes lojtarëve të Barcelonës dhe Real Madridit gjatë ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk do të ndikojnë në atmosferën në ekipin kombëtar spanjoll.
Fituesit e Kupës Botërore 2010 do të luajnë ndeshjen e parë të përbashkët të shtunën kur takohen me SHBA-të dhe Iniesta ka thënë se nuk ka çarje në mes të lojtarëve të njërit kamp, ose tjetër.
“Nuk ka probleme dhe nëse dikush ka shpresoj ata duhet ta thuan, por unë nuk mund të them më shumë, pasi nuk kam pasur atë lloj qasje. Ne jemi me ekipin kombëtar tash dhe të gjithë kemi të njëjtin objektiv këtu. Disa gjëra të shëmtuara kanë ndodhur, por çdokush duhet të përpiqet të bëjë atë që mendon se është në interesin e tij më të mirë”, ka thënë Iniesta.