Ibra: Do të qëndroj te Milani

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, u ka garantuar tifozëve Rossonerë gjumë të qetë gjatë verës, pasi ka bërë të ditur se do të qëndrojë me kuq e zinjtë.
“Sigurisht, unë do të qëndroj. Unë besoj në këtë projekt. Gjashtë muajt e parë ishin më të mirat e jetës time. Më pas u lodha, si fizikisht, ashtu dhe mentalisht”.
“Unë e kam fituar titullin me tri ekipet më të mëdha në Itali dhe vërtet nuk e di sa prej nesh kanë qenë aq të suksesshëm…”, potencoi Ibra për La Gazzetta dello Sport.