Hiddink, periudha e të cilit si menaxher i PSV e bëri trajnerin më të mirë holandez në histori, i është ofruar një post i njëjtë edhe tani, por duket se strategu holandez ka vendosur të kalojë te Chelsea.
Refuzimi i PSV nga mediumet angleze shihet si një hap i madh drejt pranimit të faktit se Hiddink do të jetë menaxher i ardhshëm i Chelseat, pas polemikave të shumta rreth një rikthimi të njeriut që është shumë i adhuruar edhe ditëve të sotme tek Blutë e Londrës.
Guus Hiddink e drejtoi përkohësisht Chelsean në vitin 2009 pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit, duke arritur që për pak ta ndalë Barcelonën e Guardiolas në gjysmëfinale, në një prej ndeshjeve më kontraverse në historinë e Ligës së Kampionëve.





