Hiddink është pjesë e listës së gjatë të zikaltërve për ta zëvendësuar Leonardon, i cili së shpejti do të konfirmohet si trajner i PSG.
Mirëpo, në një bisedë për La Gazzetta dello Sport, agjenti i tij ka thënë se asnjëherë nuk kanë biseduar me Morattin.
Ai e ka qartësuar se Hiddink ka kontratë me Federatën Turke të Futbollit, prandaj para fillimit të bisedimeve, Moratti duhet të marrë leje nga FTF.





