“Ai është shumë djalosh i mirë, ai është inteligjent, njeri i mirë dhe jam kënaqur duke punuar me të, edhe pse ishte kohë e shkurtër. A ka përvojë? Jo. Por autoritet? Koha do ta tregojë. Mendoj se po”.
“Mendoj se ai është i ri, por Pep Guardiola kur shkoi te Barcelona ishte i ri, pa përvojë dhe bëri punë të mirë. Futbolli është lojë e rezultateve, përvoja është me rëndësi, por më me rëndësi janë cilësia dhe autoriteti për ta marrë ekipin dhe për ta shtyrë përpara”, ka thënë Grant për BBC.