Mediat italiane raportojnë se Gasperini është bërë opsioni primar për Interin pas takimit me presidentin e klubit, Massimo Moratti, i cili u mbajt pasditen e të mërkurës.
Gasperini që drejtoi për një dekadë të rinjtë e Juventusit, është i pa punë që nga nëntori i vitit 2010 kur u shkarkua nga Genoa.
Zërat tjerë në Itali sugjerojnë se Gasperini tashmë ka arritur marrëveshje me Interin dhe se do të prezantohet si trajner të enjtën.





