“Hamsik është lojtar i Napolit dhe ne kurrë nuk kemi qenë të interesuar për të. Vidalin nuk e njohim, por është e mundur që Kucka të veshë fanellën e Milanit”, u ka thënë Galliani gazetarëve.
Mesfushori sllovak, Kucka ishte shpallur lojtari i ndeshjes në sfidën e Genoas ndaj Milanit dhe zyrtarë të të dyja klubeve nuk e kanë përjashtuar një marrëveshje.





