El Economista shkruan se Reali do të bëjë një ofertë për Rooneyn, nëse ata dështojnë ta transferojnë Sergio Agueron nga Atletico Madrid.
Atletico përgatitet ta shesë argjentinasin, por jo te rivali i qytetit. Andaj, si alternativë presidenti i Realit, Florentino Perez, ka kthyer shikimin kah Rooney.
Djajtë e Kuq nuk besohet se janë të gatshëm ta shesin Rooneyn, pasi ai nënshkroi kontratë të re e cila i jep atij një pagë prej 200 mijë funtesh në javë. Sulmuesi anglez po ashtu është një fans i deklaruar i Barcelonës.





