Manchester Evening News shkruan se gjigantët italianë, Inter dhe Juventus pritet të luftojnë për të marrë shërbimet e anësorit 24-vjeçar.
Interi besohet të jetë lider në betejë për të transferuar portugezin duke qenë se Djajtë e Kuq janë të interesuar për Wesley Sneijder.
Sigurimi i shërbimeve të mesfushorit holandez dhe shfrytëzimi i Nanit në ofertë plus 10 milionë euro, do të ishin një biznes i pranueshëm si për Manchester United po ashtu edhe për Inter.
Megjithatë, Juventusi planifikon të harxhojë plot 100 milionë euro për të rindërtuar ekipin dhe trajneri i ri Antonio Conte e sheh Nanin si një përforcim të vlefshëm dhe është i gatshëm të ofrojë 25 milionë funte.





