Il Messaggero shkruan se klubi italian dëshiron të sjellë gjak të ri në ekip pas një sezoni zhgënjyes ku ata u rreshtuan në pozitën e gjashtë të tabelës së Serie A, dhe trajneri i ri i klubit, Luis Enrique, e sheh Shaqirin si një shtesë të vlefshme në ekip.
Kosovari me nënshtetësi zvicerane ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm te Baseli në dy sezonet e kaluara dhe me paraqitjet e mira të tij ka joshur disa klube evropiane.
Nëntëmbëdhjetëvjeçari është lidhur edhe me një transferim te Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Liverpool, Manchester United dhe Fiorentina në disa muajt e kaluar, por Basel ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare për të.
Shaqiri aktualisht është një prej liderëve të ekipit U21 të Zvicrës që luan në Kampionatin Evropian U21 në Danimarkë.





