Me vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, Berbatov pritet të shitet nga United këtë verë, pavarësisht se lojtari thotë se dëshiron të mbetet.
Le Parisien shkruan se ai është caku kryesor i PSG, që ka para për të harxhuar pas kalimit në pronësi të pasanikëve arab.
Çmimi i Berbatov pritet të jetë nga 15 deri në 20 milionë euro.