“Është frustruese të mos fitosh trofe. Barcelona është klub i madh, më i miri në botë dhe të luash atje është garanci se do të fitosh tituj”.
“Unë nuk do të bëj një hap para për të thënë se do t’i bashkohem Barcelonës. Pas tetë viteve te Arsenali, unë nuk dua ta lëndoj klubin. Unë jam shumë i lumtur, unë jam lojtar i Arsenalit tani dhe kjo është e tëra. Wenger e di çfarë unë dua dhe ai është bosi, ai vendos”, u shpreh Cesc.





