Për mendimin tim, ndërhyrja e Janullatosit në faqet e “Gazetës Shqiptare” të datës 17 qershor 2011, është një dackë poshtëruese që i jepet haptazi shtetit shqiptar. Ndërhyrja e Janullatosit në faqet e kësaj gazete, vërteton përfundimisht faktin se Janullatosi përfaqëson në Shqipëri një shtet fuqiplotë, shumë më të fuqishëm sesa shteti zyrtar shqiptar. Nuk e di se si e ndiejnë veten Presidenti Topi, Kryeministri Berisha dhe zonja Jozefina Topalli, pas deklaratës së Janullatosit në faqet e “Gazetës Shqiptare”. “Mirë” do të ishte që ata “të ulin kokën”, derisa Greqia shoviniste të na japë firmën për të hyrë në Bashkimin Evropian. A duhet pranuar se udhëheqësit kryesorë të Tiranës do të pranojnë që ne të hyjmë në Bashkimin Evropian si shtet i poshtëruar prej shovinistit Janullatos?
Pas kësaj deklarate të Janullatosit, ortodoksëve shqiptarë s’u mbetet gjë tjetër, veç të mblidhen e t’i ngrejnë Janullatosit një dolli të posaçme.
Prof.dr.Eshref Ymeri
( *Titulli i redaksisë)





