Falcao me anë të Twitterit është distancuar dje nga deklaratat bërë nga agjenti i tij se një transferim i Chelseat mund të jetë në letra pas kalimit të Andres Villas Boas në Londër.
Falcao këmbëngul se agjenti i tij është Jorge Mendes, që është dhe menaxher i Jose Mourinhos. A Bola tani raporton se Chelsea dëshiron ta transferojë me çdo kusht Falcaon, por se ka konkurrencë nga Real Madridi, me Mourinhon që po kërkon një qendërsulmues.





