Sneijder është caku kryesor i Manchester United dhe Manchester City ndërsa trajneri i ri i Chelseat, Andre Villas-Boas dëshiron Eto’on.
“Ata janë dy lojtarë të shkëlqyeshëm dhe mund ta ndryshojnë ndeshjen përnjëherë. Është normale për ekipet e mëdha të mendojnë për ta, por ata janë të lumtur në [qytetin] Milano dhe nuk do të largohen. Sigurisht ne nuk duam t’i lejojmë të largohen”, ka thënë Branca.





