Përzgjedhësi i Gjermanisë e bëri të ditur vendimin e tij për të mos e ftuar më Ballackun në kombëtare, duke e lënë mesfushorin me shije të hidhur.
“Shndërrimi i një ndeshje miqësore, që është planifikuar që një kohë aq të gjatë, në një ndeshje lamtumirëse për mua, për mendimin tim, është një farsë. Unë e di se u kam borxh tifozëve të mi që të marr pjesë në këtë ndeshje, por unë nuk mund ta pranoj këtë ofertë”, ka thënë Ballack.





