“Pasi e kam diskutuar këtë çështje me Michael Ballackun në takimin e fundit dhe pasi kemi biseduar edhe disa herë në telefon, kemi marrë një pozicion të qartë para fillimit të sezonit të ri. Në bisedat tona, e kam pasur përshtypjen se Ballack e kupton vizionin tonë. Për interesin e të gjithëve, tani ekziston një vendim i sinqertë dhe i qartë”, theksoi Joachim Loew.
Mirëpo, sipas informacioneve të fundit, Michael Ballack ka bërë të ditur se do ta refuzojë ftesën për të luajtur në miqësoren lamtumirëse ndaj Brazilit në gusht.





