Atletico pas Storarit

Atletico Madrid është i interesuar për portierin e Juventusit, Marco Storari.
Tuttomerkatoweb shkruan se Atletico është duke menduar të angazhojë 33-vjeçarin derisa përgatitet ta shesë David de Gea te Manchester United.

Storari është duke i menduar opsionet e tij te Juve me Gigi Buffon që tashmë është rikthyer në formë të plotë.

Italiani më herët kishte luajtur në Spanjë te Levante.