Arsenali është i interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit, ndërsa Daily Mail njofton se për transferimin e tij duhet të paguajë së paku 12 milionë funte.
Ekipi i Arsene Wenger ishte i gatshëm të shpenzonte 10 milionë funte për Samban, mirëpo Blackburni dëshiron më shumë, pasi që do t’i mbetet borxh skuadrës së mëparshme të lojtarit për shkak të një pike në kontratë, sipas së cilës dy milionë funte do të shkojnë te skuadra gjermane, Hertha.





