Danezi është duke u kërkuar nga klubi portugez Sporting Lisbon (që më herët kishte ofruar 7 milionë funte) dhe kampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund, por Topçinjtë nuk do ta lejojnë atë të largohet për më pak se 12 milionë funte.
Inter, Bayern Munich, Besiktas dhe Hamburg po ashtu janë lidhur me Bendtner, i cili është një golashënues i dëshmuar, por nuk po gjen hapësirë loje te Arsenali.





