London Evening Standard shkruan se bisedat janë në një nivel të avancuar me Topçinjtë që mendohet se janë të gatshëm të mbulojnë klauzolën e 25-vjeçarit e cila kap vlerën e 17 milionë funteve, edhe pse përfshirja e ndonjë lojtari në ofertë po ashtu është një opsion që mund të diskutohet.
Burime nga Arsenali thonë se klubi është i bindur se do të mund të mposhtë rivalët si Manchester City dhe Tottenham për të siguruar mbrojtësin e qendrës.
Dukej sikur City do ta fitonte garën për të nënshkruar me të, por Cahill mendohet se është i pasigurt nëse do të mund të fitojë vend të rregullt në ekipin e parë te City dhe më shumë preferon një transferim në Emirates Stadium.