Xavi: Për pak të nënshkruaja me Man United

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se ai po thuajse kishte nënshkruar për Manchester United më herët gjatë karrierës së tij.
Menaxheri i Sir Alex Ferguson kishte dashur ta transferojë Xavin nga Barca kur ai kishte dështuar të gjejë vend në ekipin e parë.
“Ka kaluar shumë kohë kur unë vërtet mendoja për të pranuar ofertën e United dhe të zhvendosem në Manchester. Kisha nevojë të ndryshoja skenar dhe gjërat nuk shkonin mirë për mua te Barcelona. Gjithmonë kam ndjerë një lidhje të vërtetë ndaj futbollit anglez dhe Mancchester United di të ishte klubi im në Angli”.
“E vërteta është se për një pjesë të gjatë të karrierës time, kur dukej sikur isha pasues i Pep Guardiolës në mesfushë, unë ndjehesha si një i huaj, një djalosh i keq që mund të merrte detyrën e një kapiteni legjendar”.
“Unë mendova të shkoj te United, por i ngula thembrat këtu. Isha këmbëngulës dhe i thash vetes ‘duhet ta dëshmosh veten këtu’”, ka thënë Xavi për London Evening Standard