Holandezi nënshkroi me Milanin një kontratë gjashtëmujore në janar, ndërsa tani Milani ia ka ofruar rinovimin mesfushorit holandez, që për Van Bommel ishte i pa rrefuzueshëm.
“Unë jam shumë i lumtur këtu, por nuk varet nga unë. Vendimi është i klubit”.
“Nëse ata kërkojnë që unë të qëndroj, atëherë nuk mund t’i them jo Milanit. Atmosfera këtu është e jashtëzakonshme, pasi të gjithë luftojmë për objektivat e njëjtë dhe e vëmë ekipin para interesave personale”, u shpreh Van Bommel.





