El Mundo Deportivo shkruan se Valdano e ka të vështirë të punojë me Mourinhon në stol, pasi është i frustruar nga mungesa e qasjes në ekipin e parë.
Sipas burimit të sportives katalanase Florentino Perez dëshiron ta mbajë Valdanon në klub dhe po ashtu dëshiron që t’i shmangë zhvillimet kontroverse. Si zëvëndësues i Valdanos në rast të largimit shihet ish-mbrojtësi madrilen, Fernando Hierro.





