Rooney: Scholes më i miri me të cilin kam luajtur

Wayne Rooney e ka përshkruar bashkëlojtarin e tij te Manchester Unitedi, Paul Scholes, si lojtarin më të mirë krahas të cilit ka luajtur.
Mesfushori anglez ka deklaruar se finalja e Ligës së Kampionëve ishte ndeshja e fundit për të në karrierë.
“Ai do të na mungojë shumë. Unë i dëgjova lajmet këtë mëngjes. E dinim se do të merrte një vendim, por nuk e dinim se do të jetë kaq shpejtë. Të gjithë jemi të pikëlluar që po e shohim se nuk do të luajë më”.
“Ai ka qenë i madh për Unitedin dhe Anglinë, dhe ai do të na mungojë të gjithëve”, ka deklaruar Rooney për talkSPORT.