Rooney ka marrë edhe medaljen e katërt të ligës gjatë të dielës në Old Trafford dhe e ka përshkruar atë si një ndjenjë ‘fantastike’.
“Kjo është ajo për të cilën luani futboll: të fitoni trofe, të fitoni medalje. Çdo herë kur fitoni një medalje është një festë e madhe. Është fantastike për lojtarët, fansat dhe për çdokënd të inkuadruar në klub”, ka thënë Rooney për televizionin e Manchester United.





