Në takimin e zhvilluar në Stadio Comunale San Nicola, të parët kaluan në epërsi vendasit pas ekzekutimit të penaltisë nga Simone Bentivoglio (25’).
Pas gjysmë ore lojë, ikona romake Francesco Totti barazoi rezultatin. Mirëpo Erik Huseklepp shënoi (42’) për të kthyer epërsinë e Barit dhe për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.
Porsa filloi pjesa e dytë (48’), Daniele De Rossi u përjashtua me karton të kuq, mirëpo mysafirët vazhduan të kërkonin golin dhe këtë e arritën në minutën e 57-të, kur Francesco Totti realizoi golin e dytë, këtë herë nga pika e bardhë.
Në minutat shtesë (90’+1), romakët mbetën edhe pa Simone Perrottan, i cili u përjashtua me karton të kuq, megjithatë shpirti luftarak i tyre bëri që ta fitonin ndeshjen, pasi që Aleandro Rosi realizoi golin e fitores (90’+4), pas asistimit të John Arne Riise.
Pas kësaj fitoreje, Roma është vetëm një pikë larg vendit të katërt që e mban Lazio, e që të hënën zhvillon takimin e vështirë kundër Juventusit.