Në spikamë: 3 vjet më parë :Enver Hoxha ringjallet ne Kosove


zoomFloart-Press 12 Tet 2008 

Enver Hoxha u ringjall në Prishtinë. Ai heshti, të tjerët folën për të. Shokët dhe shoqet. Ndër ta edhe ish-presidenti dhe bashkëpunëtori i tij, Ramiz Alia. Salla e kuqe në Prishtinë ishte e mbushur me enveristë, të cilët brohorisnin emrin e tij, si dikur.
Enver Hoxha u ringjall në Prishtinë. Ai heshti, të tjerët folën për të. Shokët dhe shoqet. Ndër ta edhe ish-presidenti dhe bashkëpunëtori i tij, Ramiz Alia. Salla e kuqe në Prishtinë ishte e mbushur me enveristë, të cilët brohorisnin emrin e tij, si dikur. Madje, as duartrokitjet e përshpejtuara ende nuk i kishin harruar simpatizantët e Enverit nga Kosova. Pas çdo fjale të nxehtë, masa ngrihej në këmbë. Në shënimin e 100-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës në Prishtinë kishte ardhur djali dhe vajza e tij. Ndërsa, në mungesë të bashkëshortes Nexhmije Hoxha, i biri, Ilir Hoxha, lexoi telegramin e saj dërguar popullit kosovar. Ky miting i madh përplot me anëtarë të Partisë së Punës, nuk dallonte nga ato që organizonte dikur Enver Hoxha. Fjalimet e gjata, të përcjella me duartrokitje, shtonin edhe më shumë adrenalinën komuniste tek simpatizuesit. 

Ndërsa bashkëshortja e Enver Hoxhës në telegramin e saj, Kosovën herë e quante Kosova dhe Metohija e herë Kosmet, duke thelluar edhe më tepër bindjen se mitingu po mbahej në kohën kur ai jetonte. Lulet që iu dhuruan nga kosovarët më 1 Maj, i mbante në duar në një fotografi të madhe, që mbulonte ballin e sallës. Në një ambient të tillë edhe vetë ish-Presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia, ishte më i lirë për të shprehur haptazi adhurimin ndaj Enverit. Këtë e bëri edhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni. Ramiz Alia duke iu drejtuar shokëve dhe shoqeve në sallën e kuqe, tha se Enver Hoxha gjithmonë e ka pasur në zemër dhe e ka ndjerë Kosovën. Në Akademinë Politike “Enver Hoxha për Kosovën”, të organizuar nga klubi politik “Afrim Zhitia”, Alia tha se Kosova ka qenë në çdo axhendë të shtetit shqiptar, të udhëhequr nga Enver Hoxha. “Enver Hoxha e kishte Kosovën në zemër, e ndjente atë. Ai gjithmonë ka dëshiruar ta shohë Kosovën kështu siç është sot, të pavarur dhe të lirë”, pohoi Alia, duke u brohoritur nga masa. Ndërsa Hydajet Hyseni, deputet i Kuvendit, tha se shqiptarët më vonë do të kuptojnë rolin e vërtetë të Enver Hoxhës në kauzën e madhe për bashkimin e shqiptarëve.

Enver Hoxha dhe udheheqes te partise komuniste 
ne paraden e zhvilluar ne shkollen e bashkuar, ne vitin 1978

 Ndërsa Ismet Sylejmani, kryetar i klubit politik “Afrim Zhitia”, e krahasoi atë edhe me komandantin legjendar Adem Jashari. Edhe djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha, iu drejtua simpatizuesve, duke falënderuar ata për përkrahjen. “Këto lule që i mban në duar, janë dhuratë nga Kosova për “1 Maj”. Ai gjithmonë e dëshironte Kosovën e lirë. Por shikimi i tij lart tregon se këtu nuk ka përfunduar gjithçka, sepse Enver Hoxha luftonte për bashkim kombëtar”, tha ai, duke ngritur masën në këmbë. Ndërkaq, në telegramin e bashkëshortes Nexhmije Hoxha, për nder të 100-vjetorit të lindjes së Hoxhës, ajo u bënte thirrje kosovarëve që të bashkëngjiten në vizitat që do të organizohen në shtëpinë e familjes Hoxha.


 “Duke filluar nga 13 tetori e deri më 16 tetor, jeni të ftuar të merrni pjesë në vizitat dhe homazhet në 100-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës”, u tha në këtë telegram. Ajo përmes kësaj letre, të lexuar nga i biri, kritikoi autoritet në Shqipëri, të cilët sipas saj po mundohen të minimizojnë rolin pozitiv të Enver Hoxhës nëpër vite. Ndërkohë, gjatë ditës, librashitësit kishin vendosur librat me fotografi të Enver Hoxhës. Këtë nuk e kanë bërë vetëm për të përfituar nga ditëlindja e tij, por edhe sepse besojnë në idenë e tij. “Në shtëpi gjithçka të Enver Hoxhës kam, përpos rrobat e tij”, thotë Labinoti, të cilin në mëngjes e kishin vizituar anëtarë të Partisë Komuniste nga Shqipëria, të cilët më vonë morën pjesë në akademinë politike “Enver Hoxha për Kosovën”. Ai thotë se shpesh kritikohet pse shet libra të Enver Hoxhës, megjithatë ai nuk ka ndërmend të dorëzohet. Liridoni thotë se Enver Hoxha ka kontribuar për shqiptarinë. “Historia për të është manipuluar”, vlerëson ai. Ndërsa,një shitës tjetër i librave, Arbënori, thotë se tetori është një muaj i madh për shqiptarët, pasi në këtë muaj ka lindur Enver Hoxha. Ai shton se Enver Hoxha si askush tjetër ka punësuar shumicën e popullit dhe ka hapur fabrika, të cilat edhe sot janë në funksion. Arbënori thotë se Kosovën i duhet një Enver Hoxha.

 Ai beson se disa elemente të Enver Hoxhës i kanë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama. “Kryeministri Hashim Thaçi i përngjan pak a shumë Enver Hoxhës, edhe Edi Rama është pak si ai”, thotë Arbënori. Ndërsa profesor Agim Zogaj, njohës i mirë i periudhës së Enver Hoxhës thotë për “Express”, se është mirë që veprimtaria e Enver Hoxhës të shihet objektivisht. Sipas tij, Enver Hoxha ka pas të meta në shumë çështje, por edhe ka kontribuar në disa aspekte dhe nuk duhet të përjashtohet nga historia e shqiptarëve.
  
Ramiz Alia: “Enver Hoxha e kishte Kosovën në zemër, e ndjente atë. Ai gjithmonë ka dëshiruar ta shoh Kosovën kështu siç është sot, të pavarur dhe të lirë”.
 
Qindra kosovarë festuan të premten ditëlindjen e 100-të të diktatorit famëkeq, Enver Hoxha. Në 50 vitet e sundimit të tij, ai shqiptarëve të Shqipërisë iu ka sjellë vetëm vrasje, dhunë, skamje dhe izolim. Kurse në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u këndua kënga “Enver Hoxha, o tungjatjeta”.
A mos po i ofendoni shqiptarët andej kufirit?

Flori Bruqi