Boshnjaku me pasaportë suedeze në të gjitha klubet që ka luajtur në vitet e fundit (Juventus, Inter, Barcelona dhe Milan), e ka përfunduar sezonin me titullin e kampionit të Ligës, ndërsa këtë sezon triumfoi me rivalin e përjetshëm të Interit, Milan.
“Do ta ktheja Ibrahimovicin që sot, kjo është sigurt. Pavarësisht gjërave tjera, ai është një lojtar që të ndihmon ta fitosh kampionatin”, ka thënë Moratti për Class TV.





