Pjesa e parë u përcoll nga një lojë e baraspeshuar e herë-herë monotone, megjithëse pritjet edhe ashtu nuk ishin që të shohim shumë gola.
Ajo që vlen të përmendet nga pjesa e parë është një penalti e pastër e mohuar për Arsenalin, kur Nemanja Vidic luajti me dorë në zonë në stilin e Maradonas, për ta penguar Van Persien të shënojë me kokë. Këtë intervenim të pa lejuar nuk e pa gjyqtari, ndërsa loja vazhdoi pa u ndikuar nga ky incident.
Deri në fund United bëri mjaft presion, por intervenimet e portierit Sceszny dhe përqëndrimi në mbrojtjen e Topçinjve bëri që takimi të përfundonte me fitore për Revolveristët.
Nëse ndodh që Chelsea të shënojë fitore, atëherë Blutë do të ngjiteshin në pozitën e parë dhe do t’i kishin të gjitha predispozitat për ta fituar titullin, pasi edhe golaverazhi edhe përballjet direkte me United janë në të mirë të Bluve.
Nuk duhet të përjashtohet nga gara as Arsenali, që në rast të ndonjë fitoreje të Chelseat, do të shpresonte në gabime të dy rivalëve në javët në vazhdim edhe pse kjo vështirë të ndodhë.





