Lahm: Bayerni do të luajë në LK

Kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm, është i bindur se ekipi i tij do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Gjiganti gjerman përfundoi i treti në Bundesliga pavarësisht fitores 2-1 ndaj Stuttgart në ndeshjen e fundit të sezonit gjatë të shtunës. Dhe për të siguruar vendin në fazën e grupeve, Bayerni mund të përballet me ekipe tjera gjigante si Manchester City ose edhe Arsenali në rundin kualifikues.
Megjithatë Lahm është i bindur se ekipi i tij do të luajë në garën më të mirë evropiane në sezonin e ardhshëm.
“Mund të jetë shumë vështirë, por ne jemi Bayern dhe çdokush që do të përballet me ne do ta dijë se ka rivalin më të vështirë”, ka thënë Lahm.

Related Posts: