“U ktheva në Shqipëri dy herë dhe u dënova dy herë. Herën e parë si antifashist dhe të dytën si vegël e nazistëve.”Në ato pak shënime që ka lënë Hans Troschel, piktori gjerman që u dënua me 30 vjet burg në vendin tonë pas çlirimit, përjetimet nga ditë-netët e qelive shqiptare zënë pjesën kryesore të kujtimeve të tij. I rikthyer në Berlin në mesin e viteve ’50, falë amnistisë së përftuar nga marrëveshja historike Hrushov-Adenauer, për faljen e të dënuarve që nuk ishin përfshirë në krime lufte, i njohu të afërmit me pjesën e panjohur të jetës së tij në “Shqipërinë e largët, ku bashkëjetojnë si rrallëkund mrekullia dhe ferri”. Dy kreshpat e larta të kujtimeve nga “vendi i shqiponjave”, në kujtesën e tij ishin fiksuar dy rastet e prangosjes, fillimisht në pragun e pushtimit fashist dhe pastaj fill pas kapitullimit të Gjermanisë naziste. Hans Troschel kishte mbërritur në Shqipëri në vitin 1938, pas një përpjekje të mundimshme, vetëm e vetëm t’i shpëtonte barbarisë naziste. Streha e re, më shumë se qetësinë e kërkuar, do t’i ofronte hapësira interesante eksplorimi. Vetëm në pak muaj mysafiri nga Berlini u bë i njohur në rrethin e intelektualëve më në zë për pikturat e spikatura dhe studimet në fushën e gjeografisë. Kreshendoja e sukseseve të mikut të Eqrem Çabejit, Hasan Cekës, Ethem Carës, Omer Nishanit, Ndue Palucës dhe Vehip Hoxhës, pësoi atakun e papritur me pushtimin e vendit nga Italia fashiste. Madje jo vetëm kaq, por piktori gjerman nuk mund t’i shpëtonte ofensivës së
okupatorit që ndiqte nga afër çdo përpjekje për qëndresë dhe rezistencë antifashiste. Revolta publike e Troschil-ës për mënyrën shfrytëzuese të pushtuesit ndaj pasurive të vendit, i kushtoi prangosjen e menjëhershme dhe më vonë dëbimin drejt vendlindjes. Shpërthimi nazist i Gjermanisë hitleriane e risolli sërish në Shqipëri, por këtë radhë të mobilizuar forcërisht. Piktori i mësuar me shqiptarët, sa mbërriti në Tiranë, braktisi radhët e nazistëve dhe u bashkua me miqtë e tij duke vazhduar ritualin me pikturat dhe vëzhgimet e peizazheve pafund. Vazhdoi kështu edhe pas tërheqjes së ushtrisë naziste dhe çlirimit të vendit, tanimë i bindur se kishte ardhur një realitet tjetër, pa represion dhe dhunë. Po kjo vetëm pak ditë, pasi fati i rezervoi një tjetër të papritur. Në kohën që mendonte për t’u kthyer pranë vajzës së vetme në Berlin, regjimi i Tiranës e arrestoi pabesisht, duke e degdisur në qelitë e errëta. Ajo që përjetoi Troschela gjatë seancave gjyqësore të mesit të vitit ’45, ishte një dramë e tmerrshme. E akuzuan si bashkëpunëtor të nazistëve gjermanë, pastaj si vegël që kishte punuar kundër interesave të shqiptarëve. U betua e përbetua me dhjetëra herë njeriu i penelit, se në asnjë rast nuk kishte shërbyer për pushtuesin, por ishte e pamundur t’u mbushte mendjen gjykatësve partizanë. As dëshmia e Edith Ndroqit që pohoi miqësinë e Troschelës me të shoqin dhe aktivitetin e tij në fushën e studimeve të shkencave të natyrës, nuk ndryshoi gjë në rrjedhën e procesit. Trupi gjykues i qëndroi besnik deri në fund akuzës se ai kishte qenë “vegël e verbër e okupatorit nazist” dhe se “kishte punuar kundër interesave të shqiptarëve”, duke u mbështetur vetëm në thëniet e një dëshmitari të vetëm. Sidoqoftë, vendimi i dhënë partizançe që e dënoi me 30 vite burg pati efekt vetëm pesë vjet, pasi në klimën e krijuar pas vdekjes së Stalinit, piktori i martirizuar u bë ndër përfituesit e parë të marrëveshjes që falte dënimin e të huajve të papërfshirë në krime lufte. Me riatdhesimin në Gjermani, historia e tij me sigurimin shqiptar u mbyll përfundimisht në dosjen e Gjykatës Ushtarake të Tiranës. Qoftë edhe me një shikim të përciptë të faqeve të saj, konstaton lehtësisht arbitraritetin e gjykimit dhe dënimit të Troschilës…
Pretenca e prokurorit
Hans Troschel ka ardhur në Shqipëri në vitin 1938, gjoja si turist për të bërë piktura dhe ka qëndruar këtu deri në vitin 1941. Pastaj është larguar në Gjermani, ku mbas qëndrimit atje, pikërisht me ardhjen e okupatorit gjerman në Shqipëri, vjen dhe i pandehuri gjoja si ushtar dhe më vonë bëhet civil. Dëshmitari Piri Floqi na tha se Troschela kishte dashur ta bënte spiun, duke i kërkuar të shkonte si partizan në mal e të mblidhte informata. Këtë bindje e kemi edhe ne, sepse i pandehuri është arrestuar mbasi është çliruar e gjithë Shqipëria në shtëpinë e të pandehurit Mehmet Ndroqi, ku qëndronte si ilegal, sigurisht sepse e dinte frikën e përgjegjësisë. Veprimtaria e tij si “Vegël e ndërgjegjshme e okupatorit nazist dhe në dëm të interesave shqiptare” provohet me pohimet e tij dhe të dëshmitarit Piro Floqi. Prandaj kërkojmë të cilësohet kriminel lufte dhe të ndëshkohet me 30 vite burg…

Rrëfimi i Troschelit para hetuesit
Kam ardhur për herë të parë në Shqipëri në pranverën e vitit 1938 si turist, për të bërë piktura dhe kam punuar deri në vitin 1941 në Tiranë, Shkodër e Mirditë. Gjatë kësaj kohe kam bërë punime edhe për Ministrinë e Arsimit, me porosinë e Hasan Cekës. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, kam bashkëpunuar me inxhinier Ahmet Ndroqin, Profesor Ndue Palucën, me Eqerem Çabejin, Ethem Carën, Ymer Nishanin dhe Vehip Hoxhën. Italianët më shtrënguan të largohem në Gjermani, jashtë dëshirës sime. Aty kundërshtova të regjistrohesha në Partinë Naziste dhe u detyrova të rikthehem në Shqipëri, për t’u marrë me studimin e zogjve. Desha të theksoj se në vitin 1940 jam arrestuar nga italianët, pasi deklaroja se ata donin të shfrytëzonin popullin shqiptar. Po kështu, gjatë kohës që më kthyen në Gjermani, jam burgosur 18 muaj dhe prej aty si të gjithë të burgosurit e tjerë jam mobilizuar forcërisht, pastaj si ushtar të thjeshtë më sollën në Shqipëri, duke shfrytëzuar gjuhën shqipe aq sa e zotëroja dhe faktin se kisha qenë këtu disa kohë më parë. Në Shqipëri kam ardhur i mobilizuar në shtator të vitit 1943 dhe bëja pjesë në kompaninë ajrore, e cila varej prej komandës së aviacionit. Unë këtu dëshiroja të vija, sepse kisha dëshirë të vazhdoja studimet që kisha nisur më parë dhe bashkëpunimin me miqtë shqiptarë. Më datën 8 shtator 1944 u largova nga ushtria gjermane dhe shkova në katundin Gjopalaj të Shijakut. Më vonë jam sistemuar në Teqenë e Ndroqit, në Ndroq. Prej aty erdha në Tiranë, ku më 29 nëntor 1944 jam arrestuar. Unë e theksoj se popullit shqiptar nuk i kam bërë asnjë të keqe, përkundrazi i kam bërë veç të mira. Ndërkaq, ushtria gjermane është sjellë shumë keq në Shqipëri…
Dënimi nga Gjykata Ushtarake
Gjykata Ushtarake e krahinës ushtarake të Tiranës u mblodh sot më datën 19.6.1945 në sallën e Kinema “Tomori” dhe gjykoi të pandehurin Hans Troschila, i biri i Ernestit dhe i Elisës, lindur në Berlin në 1899, i martuar me një vajzë, me arsim të lartë, profesor gjimnazi për vizatim e gjeografi, i arrestuar më 29 nëntor 1944. I pandehuri u suall nga burgu t’u pas pranë avokatin A.Totozani dhe përkthyesin nga gjermanishtja Mentor Sojli, vjeç 28. Me anën e përkthyesit, i pandehuri Hans Troschel dëgjoi aktin e akuzës prej të cilit rezulton “Vegël e ndërgjegjshme e okupatorit nazist, që ka punuar në dëm të interesave shqiptare”. Pretenca si më sipër iu shpjegua gjermanisht të pandehurit nga përkthyesi i parabetuar Mentor Sojli. Pas fjalës së avokatit A. Totozani, i cili mbrojtjen e fundit e paraqiti me shkrim, i pandehuri me anën e përkthyesit tha se shoqërohet me mbrojtësin, duke shtuar se më vjen keq që cilësohem armik i popullit, ndërsa unë nuk i kam bërë asnjë dëm popullit shqiptar, jam marrë me punime kulturore në shërbim të tij. Në përfundim të gjykimit, Hans Troschila u deklarua fajtor si vegël e verbër e okupatorit nazist që ka pasur lidhje me gjermanët dhe u dënua me 30 vite burg…

Elsa Koch, vajza nga Vjena e kryqëzuar në Tiranë
Elsa Koch, 25-vjeçarja nga Vjena, është njëra nga viktimat e procesit maratonë të qershorit ‘45 të Gjykatës Ushtarake të Tiranës. Ajo ishte kapur në 5 shtator ‘44 nga forcat e Brigadës së Pestë, në rrugën Kukës-Prizren, bashkë me shoqet e saj, Irmgart Tennius dhe Erna Shubert. Fillimisht u përball me komisionin hetimor të përbërë nga përfaqësues të ushtrisë, Këshillit Nacionalçlirimtar dhe gruas antifashiste shqiptare. Ishte ky një kalvar dhjetëmujor me qindra seanca hetimore. Në përfundim të tyre, Elsa Koch, e ulur në bankën e të akuzuarës në sallën e kinema “Tomorrit” në Tiranë, shpjegoi edhe një herë para gjykatëseve partizanë atë që kishte treguar e ritreguar me dhjetëra herë në qelitë e paraburgimit. “Unë jam e pafajshme, nuk kam bërë asgjë në dëm të popullit shqiptar. Në Shqipëri kam ardhur e mobilizuar forcërisht dhe jashtë dëshirës sime për të ushtruar profesionin e daktilografistes. Kam qenë kundër nazizmit qysh në Vjenë dhe e kam denoncuar atë si murtaja e njerëzimit, prandaj kërkoj pafajësinë për t’u kthyer pranë familjes që nuk di gjë për mua”. Të njëjtat argumente përsëriti edhe avokati i saj, Burhan Rusi, duke kujtuar sakaq kodin shqiptar të sjelljes me femrat. Shpërfillja e hapur ndaj shpjegimeve të tyre tregonte se fati i vajzës nga Vjena ishte paravendosur. Për autoritetet partizane ajo ishte një nga “veglat e pushtuesit nazist” dhe duhej ndëshkuar si e tillë. “Jam e pafajshme, e pafajshme”, shprehej e tronditur Elsa Koch me vështrim nga fytyrat e egërsuara të gjyqtarëve me uniformat ushtarake. Aty për aty përkthyesi Mentor Sojli shqiptonte klithmat e saj dhe detyrohej të ulej si i zënë në faj. Rituali i pyetje-përgjigjeve vazhdoi gjashtë ditë. Më në fund, vajza nga Vjena u njoh me verdiktin e tmerrshëm: “20 vite burg si bashkëpunëtore e okupatorit”. Qau me dënesë e protestoi gjatë, por ishte e kotë. E rikthyer në qelitë e ferrit, bëri ç’është e mundur që të sqaronte pozicionin e saj. Apeloi madje edhe për organizmat ndërkombëtarë. Një rreze shprese u ndez pas kësaj. U deshën dy vite për t’u zbardhur e vërteta. E vërteta që do t’i rikthente lirinë e bashkë me të edhe riatdhesimin pranë familjes në Vjenë…
Drama e piktorit të “Qiell dhe Ferr”
“Qiell dhe Ferr” është libri i Karl Reddemann, bashkëpunëtor shkencor i ngarkuar për Shqipërinë në Institutin e Shkencave Gjeografike të Gjermanisë, që i kushtohet piktorit Hans Troschil. Përtej përshkrimit biografik mbi jetëshkrimin e piktorit nga Berlini, që përjetoi dramën e tmerrshme të burgjeve shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, autori shtjellon me vërtetësi vlerat e spikatura të Troschelës si artist dhe gjeograf i dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët. “Atë e përplasi jeta në kodrat më të bukura, por edhe në të gjitha thellësitë e tmerrshme të ekzistencës njerëzore”, shprehet Karl Reddemann në parathënien e librit të cilën po e botojmë më poshtë të plotë, duke iu referuar metamorfozës që përshkoi jetën e mikut të tij, i përkushtuar si rrallëkush ndaj artit të pikturës dhe studimeve gjeografike në kushte teje të vështira.
“Qiell dhe Ferr” është një qasje, një përshkrim biografik që ia kushtoj Hans Troschel, këtij piktori dhe artisti grafik, që lindi në vitin 1899 dhe vdiq në vitin 1979.
E kam realizuar atë si një nga veprat e mia më të dashura, përmes kërkimeve intensive historike, nëpërmjet pyetjeve drejtuar anëtarëve të familjes dhe miqve të tij, por edhe nga hulumtimi në dokumente arkivore e albume të shumta me fotografi e piktura të gjithëllojshme. Ajo që mund të thuhet në krye të herës për Troschelën, është pohimi se ai shfaqet si një artist që jeta e ka përplasur në kodrat më të bukura, por për fat të keq edhe në të gjitha thellësitë e tmerrshme të ekzistencës njerëzore.
Hans Troschel kaloi fëmijërinë e tij në Kinë, ku ëndërroi shumë si adoleshent. Aty nisi së pari edhe artin e pikturës. I qëlloi fati i keq që kualifikimet e mëtejshme t’i zhvillonte në ethet e luftërave globale dhe ca më keq pjekurinë artistike në traumat e Luftës së Dytë Botërore. Studimet për art i kreu në Bauhaus, në Weimar dhe në Akademinë e Arteve në Wroclaw. Pastaj filloi nga puna si mësues arti në shkollat †e mesme pomeraneze.
Qysh në fillim u bë i njohur për pikturat e famshme me dritë e mesazhe njerëzore. Arti i tij aspironte lirinë, por si i tillë, nuk mund të mirëpritej nga autoritetet e kohës që synonin hegjemoninë dhe luftën. Pikërisht për këtë u godit që në hapat e parë. “Art i degjeneruar” do ta stigmatizonin nazistët shumicën e punimeve artistike të Hans Troschiles, të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Berlinit. Që këtej nisi sulmi i parë jo vetëm mbi veprat, por edhe mbi vetë atë. Mjedisi mbytës vuri kësisoj në pikëpyetje jo thjesht artin e Troschilës. Tërheqja për të ishte diçka e papranueshme. Liria dhe arti ishin mishërim i jetës së tij, për të cilat duhej bërë shumë dhe çdo ditë. Pikërisht për këtë vendosi të largohej, të ikte sa më larg, për të gjetur një strehë të qetë, për të shijuar lirinë e vërtetë. Në rrugëtimin e nisur, fillimisht mbërriti në Itali, por dhe aty nuk bëhej fjalë për liri. Prandaj mendoi të nisej sërish në rrugë. Këtë herë drejt Shqipërisë së egër e të bukur. Shqipëria i dha një tjetër dimension jetës së tij, me të papriturat dhe kontrastet e shpeshta. Në Shqipëri, jeta e tij preku ferrin, ferrin e tmerrshëm. Flakët e luftës dhe vërshimi i nazistëve gjermanë mbi trojet shqiptare e futi jetën e Troschelës në një hulli dramatike. Identiteti gjerman dhe qëndrimi disavjeçar në Shqipëri, për triumfuesit e luftës, e penalizmi aq rëndë, saqë vuri në rrezik vetë ekzistencën e tij.
Këtu u arrestua dhe u çua para një trupe me gjykatës partizanë, për të dhënë llogari as më shumë e as më pak, por për bashkëpunim me nazistët. E tmerrshme! Pas gjykimit e çuan në burg dhe Troschila duhej të qëndronte në ferrin e qelive shqiptare për vite me radhë, ndërkohë që vajza në Berlin dhe të afërmit e tjerë nuk dinin gjë për fatin e tij. E vetmja shpresë për të shpëtuar që aty, ishte klima e re pas vdekjes së Stalinit dhe fakti që Berlini i tij mbeti nga zona lindore. Pas lirimit në vitin 1954, falë “Epokës Adenuer” Troschela është një njeri i thyer, por shpejt di ta mbledhë veten e të ringrihet për t’iu kthyer artit dhe pasionit të rinisë. Në Odenburg gjen një shtëpi të re dhe fillon jetën e tij si artist dhe mësues arti.
Si një ish-student i Troschelës, mbaj mend mësimet e artit, por mbi të gjitha tregimet e tij shumë emocionale nga përvoja në Jugosllavi dhe sidomos nga drama në burgjet e Shqipërisë.
Kush e ka njohur nga afër Hans Troschela, e di fort mirë që pas tij qëndron një çudi e madhe. Historia e tij sado e zbardhur nga dëshmitë e shumta dhe kujtimet e bashkëkohësve, përsëri mbetet disi e mistershme. Pjesa më e madhe e biografisë së tij nuk është plotësisht e qartë. Sidoqoftë, me aq sa njihet Troschila jo vetëm nga ish-studentët e tij, por edhe nga dashamirësit e historisë së artit dhe fateve njerëzore, mbetet një shembull i shkëlqyer që veç të frymëzon e të bën ta dashurosh gjithnjë e më shumë lirinë dhe artin.

AFRIM IMAJ