Hamsik nuk mendon për Milanin

Ylli i Napolit, Marek Hamsik, thotë se ai nuk është duke menduar për një transferim te Milani.
Rossonerët janë duke kërkuar një mesfushor të ri për të nënshkruar këtë verë dhe janë lidhur me transferimin e Hamsik.
“Milani? Janë vetëm fjalë. Për momentin mendoj vetëm për ekipin kombëtar pastaj do të shkoj në pushime të cilat i kam merituar”.
“Jam lojtar i Napolit dhe jam i lumtur që kam nënshkruar një kontratë në shtator për edhe pesë vite të tjera me një klub italian. Mazarri? Jam i kënaqur që ai mbetet”, ka thënë Hamsik.