Milani dje kompletoi edhe nënshkrimin me mesfushorin e Genoas, Kevin-Prince Boateng.
“Në fillim ne kishim ca vështirësi, por në fund gjetëm një marrëveshje e cila mendoj se është e drejtë për të dyja palët. Edhe Marco Amelia dhe Alberto Paloschi janë po ashtu në pronësi të plotë të Milanit. Ky i fundit sigurisht se do të mbetet, sepse ai do të jetë i rëndësishëm gjatë verës kur Alexandre Pato dhe Robinho të jenë në Kupën e Amerikës”.
“Nuk mendoj se Cassano ka ndonjë problem të vogël dhe agjenti i tij nuk ka thënë asgjë. Ibrahimovic sigurisht se do të qëndrojë te Milani. Si gjithmonë Mino Raiola pëlqen të sillet vërdallë, por Ibra nuk shkon askund”, ka thënë Galliani.





