Forlan nuk e mendon largimin

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në Vicente Calderon.
Uruguaiani nuk kaloi një sezon edhe aq të mirë, mirëpo aftësitë e tij prej sulmuesi janë të njohura, ashtu që 32-vjeçari kërkohet nga skuadra, si Tottenham Hotspur, Juventus, Al-Wasl dhe Besiktas.
“Tash për tash nuk ka asnjë ofertë, por unë kam edhe dy vite në kontratën time, jam mirë këtu. Kam blerë një shtëpi këtu para katër vitesh, ndërsa Madridi është një qytet i shkëlqyer”.
“(Atletico) është një skuadër e mirë, prandaj duhet një ofertë shumë e mirë për të më bërë që të mendoj për t’u larguar”, ka thënë Forlan për El Observador.