Fisnikëria dhe mjerimi i Perëndimit

 Nga Giuseppe de Rita (Corriere della Sera)


 

Në dhjetë ditët e fundit, kem i ndjekur me etje gjithçka, të gjitha lajmet, thashethemet, supozimet që kanë shënuar “ngjarjen” e momentit: vdekjen e Osama bin Ladenit, që ndodhi në një banesë ekstravagante dhe në një varg faktesh të errëta. Përtej dyshimeve të shumta politike dhe morale të shprehura këto ditë, të krijohet përshtypja se pjesa më e madhe e opinionit publik ka mbetur gojëhapur nga niveli i lartë i teknologjive operative, nga materialet ushtarake dhe volumi i burimeve që ishin thelbësore për atë ngjarje. Mund të arrijmë në konkluzionin se ai që disponon tre faktorët: (teknologjinë, armët dhe financën) mund të ketë një nivel shumë të lartë superioriteti dhe fuqie.
Por, a krijojnë hegjemoni dhe udhëheqje socio-politike kjo fuqi dhe ky prioritet? Nuk mund të fshihet fakti se në të gjithë botën nuk janë unanime himnet “e fituesve” dhe ka filluar të përhapet ideja se kultura perëndimore (ajo e Amerikës së Veriut dhe e Europës) nuk përbën më ngjarjet historike në botë, e shënuar nga një larmi në rritje të vlerave dhe të sjelljes. Le të themi të vërtetën: tre faktorët e mëdhenj të cituar: (armët, teknologjia dhe paratë) zmadhojnë dimensionin e muskujve të ngjarjeve ndërkombëtare, por nuk prodhojnë domethënie të thellë për jetën individuale dhe kolektive dhe nuk prodhojnë kuptimin e historisë. Në fakt, ato janë të gjitha vetë-gjenerues dhe vetë-shtytës, duke qenë se (siç na mësoi vite më parë Emanuele Severino) teknologjia synon të zhvillojë më shumë teknologji; mjetet ushtarake tentojnë të nxisin rëndësinë e tyre dhe financa përhap më shumë financë. Atyre i mungon aftësia relacioni me botën e jashtme në mënyrë që ta bëjnë atë të rritet. Prandaj pak qindra të zgjedhurish duan të bëjnë histori me vendosjen e pushtetit të tyre, ndërkohë që miliarda persona rrinë e shohin, ndoshta të mahnitur nga sofistikimi i avionëve dhe i helikopterëve ose nga filizat e përbërjes së Bin Ladenit.
Në këtë mënyrë nuk fitohet udhëheqja, por humbet. Ata që rrinë e shohin fshihen në subjektivitetin për mbijetesën e tyre, për mundësinë e një jetese më të mirë, për çështjen e tyre ekzistenciale, ndërsa shpërbëhen apo rriten së bashku interesat, lëvizjet kolektive, mobilizimet kolektive dhe proceset e përbashkëta të zhvillimit. Pra, në fund përballë demonstrimeve krenare të pushtetit perëndimor, përfundojnë që të kenë në mënyrë paradoksale më shumë dinamikë historike dhe shoqërore pak konfuze dhe pak të rrënuara “revolucionet e Afrikës së Veriut”, që veprojnë pa armë, pa teknologji, pa para, por që kanë një “uri të botës” që kultura perëndimore nuk mund të dëshirojë më. Ndoshta sepse ajo nuk ndjen më këshillën për të “pasur botën”, që na kanë lënë kohët e fundit disa hebre të krishterë (nga Levinasi te Gjon Pali II tek “mos kini frikë”), me bindjen se kush ka ambicie për udhëheqje (qoftë hebre, i krishterë apo mysliman) gjithmonë mbart brenda vetes një gjurmë Abrahami, domethënë thirrjen për të dalë nga toka e vet për t’u bërë botë. Sepse përballë hapësirës për fuqi vetë referenciale, bota është gjetkë, për fat të mirë akoma më tej.

Posted via email from Shkupi Press extra